Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore ku ka dalur me qëndrimin e saj lidhur me çështjen e emrit dhe propozimin e fundit “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
“Integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim politik dhe strategjik i pakompromis i Aleancës për Shqiptarët. Aleanca për Shqiptarët ripërsërit qëndrimin e sajë se është kundër çdo tendence për të sllavizuar emrin e shtetit në çfarëdo lloj forme qoftë. Në lidhje me informatën e referuar në opinion për propozimin e ri të shtetit, Aleanca për Shqiptarët konstaton se ky emërtim është goditje e rëndë mbi karakterin sekular të shtetit si një ndër themelet bazë të demokracisë liberale.”, theksohet në komunikatën e ASH-së.
Kryesia e kësaj partie po ashtu përkrah përpjekjet e faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të kontestit me Greqinë në lidhje me emrin e shtetit.
“Gjithashtu i rikujtojmë kryeministrit të vendit që shqiptarët në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm politik nuk mund të përfaqësohet nga dikush që është i delegjitimuar radhazi nga votuesit shqiptar në disa cikle zgjedhore.”, theksohet në vendimin e ASH-së
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi