Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, mbahet konferenca e 12-të e shefave të shtabeve të vendeve të Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka mbajtur një fjalim në hapjen e konferencës ku ka rikujtuar se vendi i tij ka treguar një qëndrim neutral në kuptimin ushtarak.
Pasi ka nënvizuar se Serbia është e hapur për bashkëpunim si me Lindjen ashtu edhe me Perëndimin, Vulin tha se “Nuk ka përfitim më të madh se sigurimi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në këtë kontekst, detyra më e madhe e ushtrisë serbe është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.
Ai tha se Serbia është e gatshme të marrë pjesë gjithnjë në luftën kundër terrorizmit, drogës dhe krimit. Vulin falënderoi shefat e shtabeve dhe përfaqësuesit ushtarakë pjesëmarrës në konferencë.
Pas fjalimit të tij në konferencën e cila ka vazhduar me dyer të mbyllura për mediat morën pjesë edhe zyrtarë të Komitetit ushtarak të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).
Në këtë konferencë të pranishëm ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë Hulusi Akar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë Ljubisha Dikoviç, Shefi i Shtabit të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku, Shefi i Shtabit të Bosnjë e Hercegovinës, Senad Masoviç, Shefi i Shtabit të Bullgarisë, Andrej Bocev, Shefi i Shtabit të Greqisë Evangelos Apostolakis, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, Metodija Veliçkovski, Shefi i Shtabit të Malit të Zi Ilija Dakoviç dhe Shefi i Shtabit të Rumanisë Adrijan Tonja.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...