Rita Ora, Dua Lipa e Era Istrefi sivjet do të jenë aty ku është edhe futbolli.
Tri këngëtaret kosovare të cilat po bëjnë bujë nëpër botë janë bërë pjesë e industrisë së këtij sporti në dy mënyra të ndryshme, shkruan arbresh.info.
Derisa Dua Lipa do të performoj në hapje të finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madrid e Liverpool që do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës më 26 maj, Era Istrefi bashkë me artistët botërorë Will Smith e Nicky Jam do të jenë sivjet ata që do të këndojnë këngën e finales së Kupës së Botës që mbahet në muajin korrik në Rusi.
Dua përmes një postimi në Instagram së fundmi ka bërë të ditur se tashmë ka arritur në Ukrainë për tu përgatitur rreth performancës.
Ndërkohë, Rita Ora para pak kohësh ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me UEFA-n në mënyrë që ajo gjatë turneut të saj “Girls” të promovoj sa më shumë përfshirjen e femrave në futboll./Arbresh.info
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...