Qendërmbrojtësi i Freiburg, Caglar Soyuncu, është shumë afër transferimit të tij në Arsneal.
Reprezentuesi turk është në listën e Arsenalit për t’u transferuar këtë verë në Emirates Stadium.
Freiburg ka vendosur një çmim prej 35 milionësh për supertalentin turk, i cili zhvilloi një super sezon në Bundesligë.
21 vjeçari konfirmoi se Arsenali ka zhvilluar bisedime me Freiburg, por që ende nuk është arritur një marrëveshje.
“Unë jam shumë i lumtur tani, zhvillova një super sezon. Kam folur me klubin rreth ofertave. Ende është herët, por gjërat do të qartësohen brenda një jave apo dy”, tha Soyuncu për beIN Sports.
Arsenali edhe pse ende nuk e ka emëruar trajnerin e ri, është duke punuar për transferime të reja.
Gjatë këtyre ditëve pritet që Unay Emery të zyrtarizohet si trajner i klubit londinez.
46 vjeçari, u largua nga PSG në fund të këtij sezoni dhe pritet të nënshkruajë kontratë me 5 milionë euro pagë vjetore, për ta zëvëndësuar Arsene Wenger. /arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi