Google ADS

Ronaldo: Liverpooli e meriton të jetë në finale, ka fituar respektin tonë

09:48 | 23 Maj 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se Liverpooli e meriton të jetë në finale të Ligës së Kampionëve duke shtuar se ata kanë fituar respektin e lojtarëve të ‘Los Blancos’.

Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij synojnë në sigurojnë trofeun e Ligës së Kampionëve për të tretin vit radhazi në takimin e mbrëmjes të së shtunës në Kiev, transmeton portali arbresh.info.

Por, superylli portugez ka pranuar se nuk mendon që kjo do të jetë një ndeshje e lehtë.

“Liverpooli meriton respekt. Ne nuk do ta kemi të lehtë. Ata e meritojnë të jenë në finale”, ka thënë Ronaldo.

“Ata më kujtojnë skuadrën e Madridin para tre ose katër viteve me tre lojtarët e tyre në front. Ata janë të shpejtë dhe të fuqishëm në sulm dhe unë i respektoj ata. Ata kanë nga 30 gola secili”

Takimi ndërmjet tyre zhvillohet duke filluar nga ora 20:45 më 26 maj./arbresh.info/

Të ngjashme