Google ADS

Reagimi dhe përgjigja e Cristiano Ronaldos kur pyetet për transferimin e Neymar në Real Madrid

09:18 | 23 Maj 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka qeshur kur është pyetur se si ndihet ai rreth idesë që Neymar t’i bashkohet Real Madridit duke thënë se shumë lojtarët janë përfolur për transferim në klub.

E ardhmja e Neymar në Paris Saint Germain është vazhdimisht në debat derisa një numër i madh i thashethemeve e lidhin atë me transferimin te klubi spanjoll në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

“Në Madrid këtu ka vazhdimisht bisedime për nënshkrime”, ka thënë portugezi në një intervistë televizive.

“Kam qenë këtu për tetë vite dhe ata gjithmonë flasin rreth 50 lojtarë që do të vijnë dhe në fund nuk vjen askush”

“Në shtator flitet se shumë lojtarë do të vijnë dhe më pas në fund ata që arrijnë në finale janë gjithmonë të njëjtit”

Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij janë duke u përgatitur aktualisht për sfidën kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve këtë javë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme