Ish trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque beson se asnjë lojtar i Liverpoolit nuk do ta përmirësonte Real Madridin, madje as fituesi i Këpucës së Artë të Premierë Ligës – Mohamed Salah.
Dy gjigantët evropian do të takohen në finale të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së shtunës dhe Madridi synon të fitoj titullin e katërt brenda pesë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli ka shënuar 17 gola në gjashtë ndeshjet eliminuese në rrugën për Kiev, por duke folur për një radio spanjolle, Del Bosque insiston se fituesi i dymbëdhjetëfishtë do të jetë superior ndaj homologut të tyre anglez.
“Real Madridi ka një skuadër të mrekullueshme. Ata janë klubi më i mirë në Evropë për momentin dhe duhet të shfaqin këtë të shtunën”, ka thënë Del Bosque për ‘COPE’.
“Nuk e shoh ndonjë lojtarë që do ta përmirësonte Real Madridin, madje as Salah”
Del Bosque, i cili fitoi dy herë Ligën e Kampionëve si trajner i Madridit, ka parashikuar një fitore të lehtë prej 4 me 1 për gjigantin në La Liga./arbresh.info/
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...