Dialogu me Serbinë nuk duhet të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi, por nga kryeministri Ramush Haradinaj, sepse e përfaqëson shumicën parlamentare, por këtë të fundit askush nuk e merr si partner kredibil, pasi e drejton partinë e pestë parlamentare në Kosovë.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke shtuar se Haradinaj nuk ka fuqi politike për të garantuar se marrëveshja politike e arritur me shtetin fqinj do të mundë të zbatohet.
Shefi i deputetëve të partisë më të madhe opozitare në vend thotë se partitë politike duhet të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi kjo Qeveri është e shpartalluar.
“Kjo Qeveri është e shpartalluar në çdo drejtim dhe sa më shpejt të përfundojë ky model i qeverisjes, i cili vazhdimisht prodhon skandale, është më mirë për vendin”, ka pohuar Hoti./ Zëri/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...