Autoritetet serbe presin që në gjashtë muajt e ardhshëm t’iu arrijë zyrtarisht propozimi nga “pesëshja” (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) në formë zyrtare, thonë joyzyrtarisht burimet diplomatike për Danas.
Afati i fundit për Beogradin që t’i përgjigjet ofertës së Perëndimit është “fundi i këtij viti”, thonë burimet në fjalë.
Të pyetur se a është rritur presioni i “pesëshes”, të udhëhequr nga Uashingtoni mbi Serbinë që të “zgjidhet nyja e Kosovës”, burimet e medies në fjalë thonë se “ka preson nga atje”, por “Perëndimi i ka dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë që të arrijë një marrëveshje mbi Kosovën”
“Nëse Beogradi pranon propozimet e Perëndimit, afati i fundit për përmbushjen e premtimit do të ishte në pranverën e vitit 2019”, njofton letra jozyrtare.
Burimet e Danas, thonë se janë “ekzagjeruar pretendimet e disa mediave se ka mospërputhje me propozimin e pesëshes për qëllime të caktuara të Beogradit me Perëndimin”.
Me tutje bëhet e qartë se SHBA në atë marrëveshje është duke përfshirë edhe interesin e Bashkimit Evropian që të vazhdojë të bashkëpunojë me Beogradin, sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që është veçanërisht e dukshme në momentin e rritjes së rrezikut nga kriza e imigrantëve të rinj.
Dy javë më parë shtetet e Quint-it në Uashington përsëriten se nuk duhet të vonohet zgjidhja e çështjes së Kosovës, pasi “tashmë është humbur shumë kohë”, andaj i kanë kërkuar Beogradit të marr në konsideratë ofertën, që do të thotë t’i mundësojë Kosovës një “vend” në OKB, për herë të parë në cilësinë e vëzhguesit, në shkëmbim me atë që do Beogradi, vendosjen e një afati të saktë për marrjen e anëtarësimit në BE, dhe duke pasur parasysh garancitë për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe në Kosovë.
Sipas burimeve diplomatike, “Perëndimi nuk flet për detyrimin e Beogradit që ta njoh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...