Ky është parashikimi i motit për sot

07:45 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Moti gjatë ditës së sotme do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm edhe pse temperaturat në mesditë do të arrijnë deri në 26 gradë.

Prishtina Weather ka parashikuar se temperaturat maksimale gjatë ditës së nesërme do të jenë nga 23 deri në 26 gradë, ndërsa ato minimalet nga 13 deri në 14 gradë.

“Edhe gjatë ditës së mërkurë mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm. Në mëngjes do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Temp. minimale 13C-14C, e në vise malore nga 8C deri 10C. Gjatë ditës dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Temperaturat maksimale 23C-26C, e në vise malore 16C.

Era do të fryejë nga juglindja-jugperëndimi 2-3m/s, e në pjesë ku do të ketë zhvillime të shtrëngatave me hove deri në 8m/s”, thotë parashikimi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme