Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Interpol mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.
Ai ka thënë se nëpërmjet lobimit Kosova tashmë është pjesë e agjendës për votim në sesionin e ardhshëm të Asamblesë së Interpolit që do të mbahet në fund të këtij viti.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zeka ka bërë me dije se ka mobilizim të gjerë, në veçanti të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Punëve të Brendshme, për koordinim të procesit dhe hartimit të strategjive të lobimit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Në këtë intervistë Zeka ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend, për të cilën thotë se është e qetë.
Ai ka pohuar se Kosova ka arritur progres në luftën e kërcënimeve që rrjedhin nga terrorizmi.
Zeka është i bindur se qeveria në të cilën bën pjesë ka treguar rezultate pozitive në qeverisje duke zhbllokuar disa procese jetike dhe të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Ai ka theksuar se kjo Qeveri ka krijuar një frymë të bashkëpunimit me aktorët e opozitës dhe të sferës së gjerë të shoqërisë për temat e mëdha dhe të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Zëvendësministri Zeka ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë në rajon.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...