Është e qartë se ne po i afrohemi fazës përfundimtare të procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ka vë në dukje drejtoresha e Qendrës për politikë të jashtme serbe, Aleksandra Joksimoviq, e cila, përndryshe thotë se beson se një zgjidhje do të jetë diku përgjatë vijave të modelit të “dy Gjermanive”.
Joksimoviq thekson se ata janë në “ofensivë diplomatike” për çështjen e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mirëpo Beogradit, sipas saj, po kryen konsultime të rëndësishme me qendrat kryesore botërore.
Bisedimet të cilat presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohët e fundit kishte me politikanët kryesorë në Evropë dhe në botë, thekson Joksimoviq, janë realizuar në drejtim të problemit të Kosovës dhe gjetjen e një zgjidhje me kompromisi që do të kënaqë të gjitha palët, transmeton lajmi.net.
“Kjo do të lejojë që Serbia të fokusohet në procesin e reformave dhe të marrë hapa të shpejtë për lëvizje drejt integrimit evropian, pra, për të arritur deri në vitin 2025 një qëllim strategjik në politikën e jashtme – integrimi i plotë në BE”, tha Joksimoviq.
Sipas saj, “Mesazhi është se në Beograd ekziston vullneti politik për të filluar diskutimet për çështjen e Kosovës, që kjo të mos mbetet “konflikt i ngrirë”.
Ajo më tutje thotë se për Serbinë tani është e rëndësishme të formojë Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), e Joksimoviq është e bindur se kjo do të ndodhë vetëm sipas marrëveshjes së Brukselit e jo me ndryshime siç “pretendon Kosova”.
Duke marrë parasysh faktin se pesë shtete anëtare të BE nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Joksimoviq beson se BE nuk do t’i le as Beogradit një kusht të tillë.
Ajo beson gjithashtu se modelet “dy Gjermani” do të jetë funksional.
“Natyrisht, çdo rast është specifik, prandaj supozoj se ky model nuk do të jetë i kopjuar plotësisht. Ideja e normalizimit pa njohje të plotë është diçka që unë mendoj se është qëllimi që duhet ndjekur”, përfundoi Joksimoviq.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...