Nga data 21 deri në 27 Maj është java botërore e tiroides, ndaj gjatë këtyre ditëve në Living do të publikojmë artikuj informues rreth këtij problemi !
Në këtë shkrim do të mësoni shenjat e hershme të hipotiroidizmit dhe hipertiroidzmit, dy sëmundjeve kryesore të kësaj gjendre kaq të rëndësishme
Në mungesë të hormoneve të cilat hidhen direkt në gjak nga gjendra e tiroides, asnjë qenie njerëzore nuk do të jetonte dot normalisht ! Trupi dhe qelizat e organizmit tonë nuk do te ishin në gjende të kryenin funksionet jetësore dhe prishja e funksionit të tiroides do të çonte në uljen ose në rritjen e prodhimit të hormoneve të tiroides, duke shkaktuar atë që duhet hipotiroidizëm dhe hipertiroidizëm. Mosfunksionimi i kësaj gjendre dhe çrregullimet hormonale shoqërohet me jo pak probleme dhe e rëndësishme është të diferenconi përmes shenjave të hershme dy format e këtij problemi.
Hipotiroidizmi- kur tiroidja prodhon shumë pak hormone
Ështe semundje qe prek 2-3% te popullates, me shume prek seksin femer me raportin 3/1 me meshkujt
Shenjat e hipotiroidizmit ose uljes së prodhimit të hormoneve të tiroides janë:.
• Lodhje
• Letargji
• Shumë të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta
• Lekure e thate
• Shtim peshe
• Mungesë oreksi
• Probleme me kujtesën dhe përqëndrimin
• Konstipacion (kapsllek)
• Trashje zeri
Mund te kemi edhe ulje te perkoshme te degjimit, dhimbje artikulare, kercitje te duarve. Tek te moshuarit me shume hasen crregullimet e memories, crregullimet e emocioneve, depresion,stres, ankth etj.
Shenjat e hipertiroidizmit ose rritjes së prodhimit të hormoneve të tiroides janë:
– Nervozizëm, shtim të të rrahurave të zemrës, ankth, dridhje të duarve, çrregullime të gjumit, ndjesi e shtuar nxehtësie, dobësi muskulore, shtrëngim në fyt dhe në disa raste edhe fryrje të syve. Tek të moshuarit hasen edhe aritmi të zemrës./living.al
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...