Shpesh kur tregohen apo lexohen historitë e frikshme apo paranormale, krijohet ideja se janë të trilluara apo të krijuara me qëllimin për të frikësuar apo për të rritur adrenalinën.
Por disa histori nuk mund t’i hedhësh poshtë me argumentin e trillimit, sepse provat janë aq të verifikueshme sa e vetmja mundësi që mbetet është ajo e të qenit të vërtetë.
Ne po ju tregojmë disa nga historitë që janë shumë drithëruese për të qenë trillime:
Një natë u zgjova në mes të natës sepse më duhej të shkoja në tualet dhe, si gjithmonë, mora telefonin me vete në tualet. Teksa po ecja në korridor, sigurisht duke shkruar në telefon, papritur u përplasa me një vajzë të veshur me fustan të bardhë. Kisha humbur në mesazh dhe nuk e pashë, por vetëm i thashë “Më fal!” e fillova të ecja përsëri. Por kur hyra në dhomën e gjumit u kujtova se isha vetëm në shtëpi.
Të nesërmen, kur i dashuri im erdhi të më merrte për të shkuar kinema më pyeti: “Pse më vështron gjithmonë natën nga dritarja e shkallëve dhe pse e ke ndryshuar fustanin e bardhë?”. Ç’të thosha? Unë nuk kam një fustan të bardhë.
2. Hajduti
Isha duke parë një film në televizor kur dëgjova lëvizje në dhomën e gjumit. Nuk kishte njeri tjetër në shtëpi prandaj u ngjita të shihja se çfarë ishte, por kujt ia merrte mendja se ajo që do të shihja do të më mbetej në memorie tërë jetën. Kur arrita lart, pashë një burrë me gjysmën e kokës të zhdukur të dilte nga dollapi. Ai ndaloi menjëherë kur më pa. I mbuluar me gjak, ai vendosi gishtin drejtues në buzë dhe më pas u largua. Burri i mistershëm u zhduk në dollap duke më lënë totalisht të shokuar.
Ne u larguam nga shtëpia kur morëm vesh se “vrima misterioze” në dhomën e gjumit ishte hapur nga banori paraardhës, i cili kishte qëlluar veten ekzaktësisht në vendin ku unë e pashë.
3. Klienti miqësor
Profesioni im është të përgatis trupat e të vdekurve për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Dhe një nga eksperiencat që më ka shqetësuar më shumë ka qenë rasti i një fëmije të vogël. Teksa po e bëja gati për vendosjen në arkivol, ndjeva sikur dikush më tërhoqi flokët. Pak minuta më vonë dëgjova një të qeshur fëmije dhe dera u përplas fort. Sikur të mos mjaftonte kjo, të gjitha pajisjet u fikën dhe më pas mbizotëroi një qetësi. Pasi kisha mbaruar çdo përgatitje dhe trupi ishte veshur, ndjeva një të shtypur në shpatull dhe ngrohtësi në gjoks. Pikërisht, një ndjesi që merret kur të përqafon dikush..
4. Zombit
Kur isha i vogël, familja ime u shpërngul në një apartament ku kishte ndodhur një vrasje vetëm pak muaj para se ne të lëviznim aty. Çdo natë, motra më thoshte të mbyllja dritaren, por sa herë që afrohesha te xhami shihja tre njerëz pa flokë, pa hundë dhe pa gojë. Ata thjesht shikonin, por nuk bënin asgjë. Kjo gjë ndodhte çdo natë. Sigurisht, kjo gjë nuk mund të lihej pa iu thënë edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Teksa ishim ulur në dhomën e ndenjes dhe po flisnim për apartamentin, unë përmenda “zombit”. Papritur, motra ime u kthye e tronditur: “Edhe unë i kam parë ata. Prandaj të kërkoj gjithmonë të mbyllësh dritaren”.
5. “Amber! Erdha…”
Vite më parë, kur isha në shtëpinë e mamasë sime dhe po luaja në kompjuter, dëgjova derën të hapej dhe zërin e mamasë të më thoshte: “Amber! Erdha…”. Nga zëri dukej sikur ishte e stërlodhur nga qeset e pazarit. Vrapova menjëherë për ta ndihmuar dhe për të parë, sigurisht, se ç’më kishte sjellë, por askush nuk ishte në shtëpi. Madje makina e saj nuk ishte as në oborr.
6. “Prekja e djallit”
Para dy vitesh, isha gjysmë i përgjumur kur ndjeva se dikush po më tërhiqte nga këmbët. Menjëherë sytë m’u hapën sikur të isha duke përjetuar tortura çnjerëzore dhe fillova të godisja dhunshëm “atë” që po më tërhiqte, deri në momentin që mamaja erdhi në dhomë për të më kontrolluar. Ajo më qetësoi dhe fjeti me mua. Por e nesërmja ishte pjesa me e frikshme… Kur filluam të flisnim për mbrëmjen e mëparshme, ajo më tha se nuk i kujtohej asgjë, përveç ëndrrës në të cilën djalli përpiqej të më merrte nga ajo.
7. Si e ëma, edhe e bija
Kur isha e vogël jetoja vetëm me mamanë në një shtëpi të madhe. Çdo natë, pasi unë shkoja në dhomë, mamaja fikte çdo televizor dhe merrej me punët në kuzhinë pastaj ikte edhe ajo në dhomën e saj. Por kur dera mbyllej unë filloja të dëgjoja një burrë dhe një grua të bisedonin në kuzhinë, por nuk mundja të kuptoja asgjë sepse flisnin me zë shumë të ulët. Doja t’i flisja mamasë për këtë gjë, por druhesha nga frika se do më merrte për të çmendur. Një ditë mora guximin t’i tregoja. Përgjigjja? “Edhe unë i dëgjoj, bija ime”.
8. Ata që ndiznin televizorin
Para disa kohësh, vizitova vëllain tim dhe familjen e tij, të cilët jetonin në një shtëpi të vjetër, të epokës Viktoriane. Po flija me mbesën e vogël në dhomën e saj, kur papritur në mes të natës u ndez televizori dhe qëndronte në të njëjtën pamje. Mbesa ime 3 vjeçare u ngrit nga krevati dhe shkoi ta fikte. Kur e pyeta se ku e dinte që televizori do të ndizej, ajo tha me indiferencë: “Ata e bëjnë këtë çdo natë”. Dhe më pas u shtri për të fjetur përsëri.
9. Zëri që dëgjohej nga Londra në Kaliforni
Shumë kohë më parë, i dashuri im dhe unë u zgjuam papritur në mes të natës të tmerruar për vdekje. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe korniza e madhe përballë nesh ra në tokë. I tregova se sapo kisha parë një ëndërr ku ai ishte goditur me thikë për vdekje. Por ai kishte parë të njëjtën ëndërr, veçse isha unë ajo që ishte goditur. Sikur të mos mjaftonte kjo, dëgjuam edhe mamanë time të më thërriste me zë të lartë emrin tim. Dukej sikur ishte e trembur për vdekje sepse vazhdonte të më thërriste. Pak e çuditshme sepse unë jetoja në Kaliforni, kurse ime më banonte në Londër.
10. Kur fëmija fillon të numërojë
Kur fëmija im u rrit aq sa për të thënë numrat e parë, më hipi dëshira për të regjistruar çdo fjalë, sepse çdo nënë e kupton se ç’ndjenjë është kur dëgjon fjalët “gjysmake”. Një ditë vendosa të regjistroja tim bir teksa numëronte: “Një… dy… tre”. Kur e dëgjova regjistrimin më vonë, dëgjova: “Një… dy… tre… katër”. Ishte zëri i çuditshëm i një burri që numëronte bashkë me djalin tim, por në shtëpi ishim vetëm unë dhe djali, kurse televizori ishte i fikur.
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...
Bashkimi Demokratik regjistrohet si partia më e re në Kosovë
Mbi 14,000 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës...