Google ADS

Çuna, po i plotësuat këto 3 kushte, urime! Gocat do çmenden pa e kuptuar pse

01:18 | 23 Maj 2018
Trina Galanxhi

Vajzat tërhiqen më shumë seksualisht nga një djalë me muskuj dhe i fortë në dukje. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se gratë influencohen më shumë nga burrat që duken fizikisht të fortë.

Nga studimi i bërë në “Griffith University”rezultoi se shumica e tyre e vlerësojnë pamjen e një mashkulli bazuar në 3 tipare kryesore: sa i fortë duket, sa i gjatë është dhe sa muskuloz.

Një burrë me fizik të palestruar, muskuj dhe pamje të egër mund t’ua rrëmbejë zemrën vajzave shumë më shpejt se ato me tipare të kundërta. E ndërsa gjatësia, duket se nuk qenka kusht. Shumica e grave tërhiqen nga meshkujt e shkurtër dhe mundësisht qeros.

Pra me pak fjalë nëse je i shkurtër, qeros dhe me muskuj urime! Keni çelësin magjik, për të joshur kë të doni ju.

Shënim: Mos harroni që muskujt zhduken si me magji nëse nuk silleni siç ju takon, si zotur!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme