Google ADS

Aktvendimi për Gruevskin, gardh përreth gjykatës nga frika për protesta

00:50 | 23 Maj 2018
Trina Galanxhi

Pasdite përpara Gjykatës Themelore Shkup 1, filluan të vendosen barrikada metalike.

Siç informon Fokus, kjo ndodh për shkak të shpalljes së nesërme të aktvendimit për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Tank” dhe protestat e mundshme përpara Gjykatës.

Në rrjetet sociale, veç më po qarkullojnë thirrjet për protesta nesër përpara Gjykatës Themelore.

Gruevski ka thënë fjalën e fundit për këtë rast që gjykohet. “Kam dashur që të porosisim makinën e blinduar. Gjeneratat e ardhshme do të çuditen se përse është akuzuar një ish-kryeministër”, theksoi Gruevski, duke thënë se bëhet fjalë për ndjekje politike dhe bëhet fjalë për rast të fabrikuar.

Në këtë rast që dyshohen keqpërdorime gjatë kryerjes së furnizimit publik me këtë makinë të akuzuar janë edhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe një ish-ndihmës ministër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme