Balkanista është blogu i një britanikeje e cila është e dashuruar me Ballkanin. Prej 11 vitesh ajo është shkëputur nga Londra dhe së fundmi është zhvendosur në Tiranë, ku i kushton rëndësi edhe logut të saj, i cili vërte ka shumë sukses.
Ajo i ka kushtuar qindra artikuj Shqipërisë, ku disa prej tyre janë të vërteta në mënyrën më sarkastike të mundshme. Artikulli i saj i fundit konsiston në disa zakone të çuditshme që ajo ka vënë re gjatë qëndrimit të Shqipëri, të cilat i ka sjellë në nota humori. Për më tepër hidhini një sy, dhe po janë të gjitha të vërteta.
“Tani e kuptoj se si një i huaj ndodhem në një pozicion të rrezikshëm në momentin që postoj këto shaka. Por ju lutem mos harroni që unë e dua këtë vend dhe shqiptarët, dhe të gjitha këto janë vetëm për pak argëtim.
Ju do shihni dekoret e Krishtlindjeve apo këngët e Krishtlindjeve nëpër lokale, në mars.
A ka nevojë një njeri që ka një Smart për dy vende parkimi?
A është uniformë jo zyrtare dimri xhupi me kapuç me lesh për meshkujt dhe femrat?
A është e pranueshme nga shoqëria që të pish 15 kafe përpara mesditës?
A është e pranueshme të pish raki përpara mesditës?
Është e gabuar të shohësh dikë për më shumë se 1 sekond nëse nuk e njeh?
Është në rregull të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht të planifikosh ikjen drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës, Gjermanisë?
Është e zakonshme ti shohësh burrat të ecin krahë për krahu?
Po kur ulesh në autobus dhe dikush që ka blerë 5 pula të gjalla ulet pranë teje?
Është normale të gjesh çantën e fundit të Louis Vuitton në dyqane, kancelari dhe madje edhe te kasapi?
Ngjyrat e semaforit janë në varësi të opinionit të gjithsecilit?
Shenjat rrugore janë opsionale?
Është normale që të panjohurit të qerasin me raki ose kafe kur je i huaj dhe më pas ti mbetet qejfi nëse nuk pranoni?
Karkalecat krudo janë gjë pjesë e një dietë të përgjithshme?
Është normale që teminat, gëzofi rozë, lëkura, të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë?
Është duhanpirja një ves më shumë i pranueshëm se sa i papranueshëm?
Shprehja “Avash Avash” është gjë motivacion?
A është normale të shohësh super – makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri se sa gjatë një viti në Londër?
Është normale të mbash ushqim për qen në çantë në mënyrë që të ushqesh qentë e rrugës?
Playlista e një lokali duhet të mbajë në të njëjtën vijë këngë nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen, dhe muzikë folk?
A është normale që të ndiqesh nga fëmijët që lypin, duke të kapur pas krahu vetë se i the jo?
Nuk mund të planifikosh asgjë për sa i përket shërbimit urban. Kurrë nuk kanë një orar të saktë.
Dëgjon një zhurmë në mbrëmje dhe nuk je i sigurt nëse ishte e shtënë arme, apo thjesht një fishekzjarr.
Është e pranueshme në shoqëri të kesh 1 ose 5 armë?” (Opinion.al)
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?