Google ADS

“Zv/ministrat ende nuk kanë përshkrim të punës”

23:42 | 22 Maj 2018
M. A.

Rexhep Hoti deklaroi se tek ndarja e detyrave gjërat mund të jenë pak të koklavitura, por se në Ministrinë e Kulturës, pak a shumë është e ditur se kush – çfarë bën.

Tek detyra e zëvendësministrave sipas Hotit varet më shumë nga nismat që merr vet secili zv/ministër sesa me detyrimet që siç deklaron Hoti ende mungojn.

“Nuk kemi një përshkrim të vend-punës për zv/ministrat ende në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Hoti në TV21 duke thënë se kjo është një ndër problemet e përcjella me vite.

Zv/ministri i Kulturës deklaron se stafin e zv/ministrave kryeministri Haradinaj pak a shumë e ka trashëguar, dhe se kjo gjë varet nga koalicioni që është në Qeveri, duke qënë kështu përgjegjësi e PAN-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme