OKB: Prodhimi i opiumit në Afganistan ka arritur në nivel rekord

23:31 | 22 Maj 2018
Trina Galanxhi

Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC) ka njoftuar se prodhimi i substancës narkotike, opiumit është rritur për 63 për qind dhe ka arritur në nivel rekord, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e fundit të publikuar nga UNODC thuhet se rritja e prodhimit dhe të trafikimit të opiumit në Afganistan do të nxisë edhe më shumë destabilitetin në vend dhe do të rrisë financimin e grupeve terroriste.

Sipas raportit, prodhimi i opiumit në Afganistan gjatë vitit të kaluar është rritur për 63 për qind dhe ka arritur në nivel rekord.

Më tej thuhet se prodhimi i opiumit është bërë në një hapësirë prej 328 mijë hektarësh dhe se me sasinë e prodhuar të opiumit gjatë vitit 2017 mund të prodhohen nga 550 deri në 900 mijë ton heroinë.

Në raport thuhet se të ardhurat e përfituara nga prodhimi rekord i opiumit varion nga 4.1 deri në 6.6 miliardë dollarë dhe se të ardhurat e përfituara nga prodhimi i opiumit kanë kaluar nivelin e të ardhurave të përfituara nga eksportet ligjore të produkteve dhe të shërbimeve të Afganistanit.

Poashtu në raport bëhet e ditur se opiumi prodhohet në një të tretat e fshatrave në rajonet perëndimore dhe veriore të Afganistanit, në më shumë se 50 për qind të lindjes dhe në 85 për qind të jugut të vendit.

“Populli afgan i cili po ballafaqohet me probleme ekonomike i është drejtuar prodhimit të opiumit dhe se në zonat rurale rreth 354 mijë persona punojnë në prodhimin e opiumit”, thuhet në raportin e UNODC-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme