Google ADS

“Më falni!”, thotë Zuckerberg i Facebook në Parlamentin Europian

22:54 | 22 Maj 2018
Trina Galanxhi

Shefi i Facebook Mark Zuckerberg kërkoi ndjesë në Parlamentin Europian të martën dhe tha se gjiganti i medias sociale po ndërmerr hapa për të parandaluar përsëritjen e një shkeljeje masive të të dhënave personale të përdoruesve.

Zuckerberg gjithashtu u zotua të vazhdojë të investojë në Europë, ndërkohë që bëri ndalimin e fundit mbi skandalin e Cambridge Analytica, transmeton portali arbresh.info

Në Bruksel, themeluesi i Facebook tha se “nuk është bërë mjaft për të parandaluar përdorimin e mjeteve të dëmshme, përfshirë lajmet e rreme, ndërhyrjet në zgjedhje apo keqpërdorimin e informacioneve”.

“Ky është një gabim dhe për këtë më vjen keq”, tha ai.

Facebook pranoi se deri në 87 milionë përdorues mund të kenë pasur të dhënat e rrëmbyera nga konsulenca britanike Cambridge Analytica, e cila ka punuar për Presidentin e SHBA Donald Trump gjatë fushatës së tij 2016./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme