Të pyetur se a është rritur presioni i “pesëshes”, të udhëhequr nga Uashingtoni mbi Serbinë që të “zgjidhet nyja e Kosovës”, burimet e medies në fjalë thonë se “ka preson nga atje”, por “Perëndimi i ka dhënë kohë të mjaftueshme Serbisë që të arrijë një marrëveshje mbi Kosovën”, transmeton lajmi.net.
“Nëse Beogradi pranon propozimet e Perëndimit, afati i fundit për përmbushjen e premtimit do të ishte në pranverën e vitit 2019”, njofton letra jozyrtare.
Burimet e Danas, thonë se janë “ekzagjeruar pretendimet e disa mediave se ka mospërputhje me propozimin e pesëshes për qëllime të caktuara të Beogradit me Perëndimin”.
Me tutje bëhet e qartë se SHBA në atë marrëveshje është duke përfshirë edhe interesin e Bashkimit Evropian që të vazhdojë të bashkëpunojë me Beogradin, sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që është veçanërisht e dukshme në momentin e rritjes së rrezikut nga kriza e imigrantëve të rinj.
Dy javë më parë shtetet e Quint-it në Uashington përsëriten se nuk duhet të vonohet zgjidhja e çështjes së Kosovës, pasi “tashmë është humbur shumë kohë”, andaj i kanë kërkuar Beogradit të marr në konsideratë ofertën, që do të thotë t’i mundësojë Kosovës një “vend” në OKB, për herë të parë në cilësinë e vëzhguesit, në shkëmbim me atë që do Beogradi, vendosjen e një afati të saktë për marrjen e anëtarësimit në BE, dhe duke pasur parasysh garancitë për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe në Kosovë.
Sipas burimeve diplomatike, “Perëndimi nuk flet për detyrimin e Beogradit që ta njoh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”.
Man United me fitore të vështirë në shtëpi përballë Brentfor...
Starmer: Bota nuk do të tolerojë më justifikime nga Izraeli ...
Vajzat kërkojnë që Burimi të flejë me Rezin, Burimi refuzon:...
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi...
Ndërlidhja strategjike e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe U...
Gresa akuzon Rovenën për ‘vjedhje’ të këngës, kjo e fundit z...