Militantët myslimanë të Rohingya në Mianmar kanë vrarë dhjetëra civilë hindu gjatë sulmeve të muajit gusht, thuhet në raportin e hetimit të kryer nga Amnesty International.
Grupi i quajtur Arsa vrau deri në 99 civilë hindu në një ose ndoshta dy masakra, tha grupi i të drejtave të njeriut, transmeton portali arbresh.info
Ky grup ka mohuar përfshirjen.
Vrasjet erdhën në ditët e para të një kryengritje kundër forcave të Birmanisë, të cilët gjithashtu akuzohen për mizori.
Që nga gushti rreth 700 mijë Rohingyas janë larguar nga vendi.
Konflikti ka zhvendosur gjithashtu anëtarë të shumicës së popullsisë budiste në Myanmar (të quajtur edhe Birmania) si dhe anëtarë të minoritetit hindu.
Amnesty thotë se intervistat e kryera me refugjatë në Bangladesh dhe në shtetin Rakhine konfirmuan se vrasjet masive të kryera nga Ushtria e Shpëtimit Rohingya (Arsa) u zhvilluan në një grup fshatrash në fshatin Maungdaë të veriut në kohën e sulmeve të tij në postet e policisë në fund gushtit.
Raporti thekson se Arsa është përgjegjës edhe për dhunën kundër civilëve, në një shkallë më të vogël./arbresh.info/
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...