Gjilani ndan rrugët me tre futbollistë

20:39 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Gjilani ka nisur të mendojë për edicionin e ri të Vala Superligës. Fillimisht, klubi ka vendosur të lirojë disa prej lojtarëve që nuk realizuan pritshmëritë në pranverë.

Fjala është për sulmuesit, Emanuel Mbella dhe Pleurat Hajdini, derisa rrugën e tyre do ta ndjekë edhe sulmuesi tjetër, Isa Eminhaziri, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo treshe tashmë ka një kohë që ka ndarë rrugët me klubin, derisa në duelet e fundit nuk ishin fare të pranishëm në kampin kuq e bardh.

Gazeta Sheshi mëson se te Gjilani pritet të ketë edhe largime tjera, por që do të shoqërohen me prurje të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme