Forumi i tetë me radhë To Be Secure (2BS), konferenca ndërkombëtare e cila trajton çështjet e sigurisë globale dhe transatlantike, sot zyrtarisht u hap në Budvë të Malit të Zi. Tema qendrore e forumit të sivjemë është situata politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, njofton AA.
Forumi diskuton edhe rreth ndryshimit në rritje të politikës evropiane kah e djathta dhe gjithashtu bisedohet edhe për politikën e jashtme të SHBA-ve, nën udhëheqjen e Donald Trump.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i cili hapi konferencën tha se Mali i Zi është në një rrugë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme si anëtar i ardhshëm i BE-së, por se Ballkani ende mbetet “një punë e pambaruar”.
Në Forumin 2BS të pranishëm janë një numër i madh i zyrtarëve nga rajoni, por edhe më gjerë.
Matthew Palmer, ushtrues detyre Zëvendës Ndihmës Sekretari në Departamentin e Shtetit, tha se qëllimi i SHBA-ve është që vendet e rajonit të arrijnë qëllimin e tyre të përbashkët, pra integrimin evropian dhe euroatlantik.
Ai komentoi edhe situatën në vendet e rajonit.
“Në Maqedoni, një zgjidhje e pranueshme nga të dy palët është më afër se më parë. Mendoj rreth mosmarrëveshjes së emrit. Megjithatë, ende ka shumë punë. Të dyja palët, Greqia dhe Maqedonia kanë treguar se mund të punojnë së bashku. Tani është koha e duhur, ky është një moment historik dhe SHBA-të do të bëjnë gjithçka për të mbështetur të dy palët në arritjen e marrëveshjes. Shqipëria poashtu ka përshkuar një rrugë të gjatë. BE-ja ka rekomanduar që negociatat të hapen dhe kjo pasqyron gatishmërinë e liderëve të këtij vendi për të kryer reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha zyrtari amerikan./aa
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...