Prokuroria e Tiranës ndryshon qëndrim ndaj 4 të rinjve të ndaluar për vrasjen e të riut Marvi Mihali më 31 korrik 2017.
Fillimisht ndaj katër të rinjve u ngritën akuzat, vrasje për Devi Bitrajn dhe moskallëzim krimi për Eugen Bitrajn, Kridens dhe Marsel Allën.
Tre të rinjtë që ishin me akuzë “moskallëzim krimi” u lanë të lirë, nga gjykata ndërsa kërkesa për gjykim ndaj tyre u bë nga prokurori Artan Lulo.
Ndaj këtij prokurori u bë kontestimi nga familjarët e Marvi Mihalit dhe më pas dosja i kaluar prokurorit Gjergji Tako.
Këtë të martë, prokurori Tako kërkoi rikthimin e të liruarve në qeli dhe po ashtu ndryshimin e akuzës nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje” së bashku me Devi Bitrajn.
Marvi Mihali u vra mbrëmjen e 31 korrikut pranë stadiumit ‘Dinamo’, ndërsa të rinjtë dyshohet se u konfliktuan për një karikues celulari.
Lirimi i tre të rinjve u prit me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët reaguan ashpër edhe neper rrjete sociale por dhe duke drejtuar ankesa në prokurori./oranews
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...