Kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe Ilir Abdullahu – kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” kanë nënshkruar sot Marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e Projektit zbatues për furnizim me ujë të fshatit Orllan nga Fabrika e Përpunimit të Ujit deri te konsumatorët.
Veliu me këtë rast tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është edhe një hap drejt realizimit të projektit me të cilin zgjidhet çështja e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, KRU “Prishtina” me stafin e saj harton projektin ideor duke caktuar pikat e kyçjes në furnizim, kthinën për stacion pompimi dhe lokacionin potencial për rezervuar.
Gjithashtu KRU “Prishtina” do të caktojë një zyrtar për komisionin e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimit të projektit dhe do t’i bëjë kontrollin e projektit të harmonizuar me zyrtarët komunalë.
Ndërsa, Komuna e Podujevës në bazë të memorandumit, siguron zotimin e mjeteve financiare në shumë prej 22,000 euro për hartimin e projektit zbatues, si dhe kryen procesin e tenderimit dhe cakton komisionin e hapjes dhe vlerësimit të tenderit.
Realizimi i projektit të furnizimit me ujë të pijshëm të fshatit Orllan do të financohet nga Komuna e Podujevës, KRU “Prishtina” dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...