Policia e Kosovës ka konfirmuar gjuajtje me armë zjarri sot në lagjen “Drenica” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një rast të shtëna me armë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, aty ka gjetur një gëzhojë dhe ka hasur në një veturë të dëmtuar nga një predhë e shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e rrethanave të rastit, si dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...