Çavuşoğlu: Izraeli duhet të japë llogari

18:00 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Antalya deklaroi se Izraeli duhet të japë përgjegjësi për terrorin që ushtron ndaj palestinezëve, në të kundërtën do të jenë gjithmonë e më të pamatur, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu ishte në Manavgat, jo shumë larg qytetit turk të Antalyas, ku foli në një ceremoni. Ai gjithashtu komentoi edhe rreth hapit të sotëm të ndërmarrë nga Palestina.

Ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki i dorëzoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale një dosje për masakrat izraelite ndaj palestinezëve.

“Për sa kohë që Izraeli nuk jep llogari për terrorin që ushtron, me kohë do të jenë gjithnjë e më të pamatur. Prandaj, Izraeli do të japë llogari. Sot, vëllai ynë, Riyadh al-Maliki dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dosjen për të bërat e Izraelit. Ne do të jemi të vendosur në këtë rrugë”, tha Çavuşoğlu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme