Google ADS

Pasi u dënua, gjenden provat shokuese në banesën e “Delibal”

18:09 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Javën e kaluar bëri bujë të madhe lajmi për dënimin e aktorëve të njohur turk.

Çağatay Ulusoy dhe aktorja turke me prejardhje shqiptare, Gizem Karaca janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg me akuzën “bërjen e trafikut të drogës”, shkruan lajmi net.

Bashkë me të për të njëjtin krim u dënua edhe këngëtari Cenk Eren me 6 vjet e 3 muaj, ndërkaq këta të parët nga telefonat e tyre zbuluan që ishin bashkëpunues.

Së fundmi sipas mediave të huaja në banesën e aktorëve të njohur janë gjetur lloje të ndryshme drogash, përfshirë: pilula, shiringa dhe shumë gjëra të tjera.

Aktorja me prejardhje shqiptare ka mohuar se provat e gjetura të jenë të sajat.

Ndryshe, Çağatay njihet për rolet e tij të shumta  veçanërisht të filmi “Delibal”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme