Google ADS

Ky është kryebashkiaku shqiptar që fitoi lotarinë amerikane

17:52 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Kreu i Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri, duket se mendon ndryshe nga forca e tij politike.

Ai ka vendosur të reagojë pas lajmeve të përcjellë në media se do të braktisë vendin, pasi i ka dalë lotaria amerikane.

Teksa opozita e vendit flet për braktisjen masive të vendit, duke e përshkruar Shqipërinë si të pa jetueshme, Kapri ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria.

Ai është shprehur se i pëlqen vendi dhe se dëshiron që të vijojë ta ndërtojë jetën këtu, raporton “Dita”.

Madje, Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht lotarinë amerikane më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku i Pogradecit sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme