Policia e Kosovës që nga dita e djeshme është pajisur edhe 58 automjete patrulluese të reja. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e PK-së.
“Me datën 21.05.2018 kanë arritur 58 automjete patrulluese të reja, të cilat janë porositur përmes kontratës në fuqi. Aktualisht komisioni është në proces të kontrollimit të përputhshmërisë së specifikacioneve sipas kontratës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit të PK-së.
Këto automjete do të shpërndahen nëpër njësi policore ku janë më të nevojshme.
“Posa të përfundohet procesi i pranimit dhe t’u kryhen procedurat e regjistrimit, automjetet në fjalë do të shpërndahen nëpër njësi policore aty ku janë më të nevojshmet bazuar në vlerësime të nevojave operacionale”, thuhet më tej në përgjigje.
Hovenier: Vizita e Kasanofit tregon mbështetjen për popullin...
Nis ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë,...
Policia e Kosovës mbanë takim me drejtorët e shkollave të ko...
PDK kërkon për nesër seancë të jashtëzakonshme për audio-inc...
Këmbësori goditet nga motoçiklisti në Prishtinë
BE-ja i ofron Moldavisë ndihmë financiare në vlerë rreth 2 m...