“Zgjidhje nuk do të ketë”, thotë ministri i Mbrojtjes i Greqisë dhe partner koalicioni në qeverinë greke, Panos Kammenos, në një intervistë për “Alfa989”.
Lideri i “Grekëve të Pavarur” edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk do të votojë për emër të ngjitur me termin Maqedonia, pa dallim nëse siç tha, do të quhet Maqedonia do të quhet e Ilindenit, Shën Ilija, e Epërme, ose e Poshtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Besoj se nuk do të ketë zgjidhje për emrin. Besoj pasi vetë shkupjanët e kanë bindur popullin e tyre në një mit që e ka ndërtuar Tito dhe që sillet rreth emrit “Maqedonia”. Unë kam pozicion të qartë, asnjëherë nuk do të votojë për emër që përmban termin “Maqedonia”, tha Kamennos.
Ai në intervistë ka shtuar se parakusht për të arritur marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë është të bëhen ndryshime kushtetuese në Shkup, për të cilat mendon se nuk mund të kalojnë në Kuvendin e Maqedonisë.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend