Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin fqinj, Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shoqëri të Talat Xaferit do të jenë edhe anëtarët e grupeve parlamentare për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Serbisë: Ivan Stoinjkoviq, kryetar i grupit, Ilija Nikollovski, anëtare e grupit dhe Mirsada Emini Asani, gjithashtu anëtare e grupit për bashkëpunim.
Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i Kuvendit do të takohet me kryetaren e Kuvendit Popullor të Serbisë, Maja Gjokoviq, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ana Brnabiq dhe me anëtarët e grupit për bashkëpunim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...