Farat chia
Farat chia listohen tek “super-ushqimet” për një arsye të rëndësishme: Mund të jenë të vogla, por janë të pasura me një sërë vlerash ushqyese.
Vetëm 1 lugë çaji fara chia përmban 69 kalori, 5 gramë fibra, 4 gramë yndyra dhe 2 gramë proteina.
Me origjinë nga Meksika dhe Guatemala, farat chia—i.e., Salvia hispanica L., pjesë e familjes së mentes, janë përdorur që në lashtësi jo vetëm si ushqim, por edhe në mjekësi dhe produktet kozmetike.
Ato mund të forcojnë kockat falë përbërjes së lartë në fibra dhe magnez, mbrojnë shëndetin e zemrës falë acideve yndyrore omega 3 dhe ndihmojnë në rënien në peshë.
Farat e kungullit
Farat e kungullit janë të pasura në magnez, një mineral i rëndësishëm që mbron shëndetin e zemrës, shton energjitë dhe forcon muskujt.
Ato sigurojnë gjithashtu 5g karbohidrate, 1.7g fibra, vitamina K, fosfor, hekur, magnez, zink, vitaminë B12 dhe flavonoidë antioksidues, të gjitha me vetëm 151 kalori.
Përfitimet për shëndetin
• Mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.
• Ndihmojnë për të përmirësuar funksionin e prostatës dhe fshikëzën.
• Janë të pasur me triptofan, aminoacid thelbësor, i cili është shumë i rëndësishëm pasi konvertohet në serotonin në trup dhe rregullon humorin dhe gjumin e qetë.
• Përmbajtja e lartë e magnezit ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe funksionimin e muskujve dhe zemrës.
Farat e shegës
Të quajtura ndryshe arile, këto fara janë si gurë i çmuar brenda shegës. Ato janë të pasura në vitaminë C dhe antioksidues. Një kupë me fara të shegës përmban më pak se 150 kalori, prandaj janë një snack perfekt për në darkë.
Kuinoa
Nëse po kërkoni për një burim të shëndetshëm të proteinave, kuinoa është ajo që ju duhet. Kjo farë e ngjashme me grurin përmban 8 gramë proteina në vetëm 1 kupë. Mund të gatuhet si oriz ose ta përfshini në gatime të ndryshme. Përveç proteinave, kuinoa është e pasur edhe në proteina, fibra dhe hekur.
Farat e lirit
Farat e lirit janë burimi më i mirë i acideve yndyrore omega 3, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për shëndetin zemrës. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Farat e lirit dhe vaji i tyre janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromin e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore. Në të shkuarën farat e lirit janë përdorur përgjithësisht si laksativ.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit përmbajnë minerale të domosdoshme për shëndetin e kockave. Përveç kalciumit, kockat kanë nevojë edhe për magnez dhe bakër për të qenë të forta. Farat e lulediellit i kanë të dyja këto minerale. Si bonus kanë dhe Vitaminë E, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...