Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sot me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç në kuadër të Forumit të Sigurisë “To Be Secure”.
Thaçi ka shkruar në Facebook se me Gjukanoviç kanë diskutuar për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit, përcjell arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Në kuadër të Forumit të Sigurisë „То be Secure“, zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin e urova për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi.
Me presidentin Gjukanoviç biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane.
Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.
Pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE. HTH./Arbresh.info
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon