Zyrtarët iranianë bëjnë thirrje për zhbllokimin e Twitter-it

15:09 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Gjashtë ministra iranianë dhe dy ligjvënës – që të gjithë anëtarë të komitetit shtetëror, përgjegjës për bllokimin e faqeve të internetit – i dërguan letër të hapur prokurorit të Iranit, duke i bërë thirrje për zhbllokimin e Twitter-it.

Letra u shkrua në përgjigje të “rritjes së kërkesave të publikut për të lejuar aktivitetet e të rinjve dhe mediave në këtë rrjet social”, njoftoi ueb-faqja e qeverisë, Dolat.ir.

Letra u nënshkrua nga ministri i Komunikimeve, Mohammad Javad Azari Jahromi, ministri i Arsimit, Mohammad Bathaee, ministri i Inteligjencës, Mahmud Alavi, ministri i Drejtësisë, Alireza Avayi, ministri i Shkencës, Mansur Gholami, dhe ministri i Kulturës, Abbas Salehi, si dhe ligjvënësit Ramezanali Sobhanifar dhe Mohammad Kazemi.

Pavarësisht bllokadës, shumë zyrtarë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, dhe ministrin e Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, e përdorin Twitter-in për të arritur te mbështetësit dhe për të shpërndarë mesazhet e tyre.

Shumë iranianë po ashtu e përdorin Twitter-in për të shpërndarë lajme dhe informacione, si dhe për t’u shprehur vetë.

Irani, së voni, ka bllokuar edhe aplikacionin e mesazheve Telegram, i cili besohet se është përdorur nga gjysma e popollsisë.

Megjithatë, shumë iranianë vazhdojnë të kenë qasje në të përmes mjeteve anti-bllokadë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme