Ish-oficeri i lartë i UÇK-së, tani kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pritet që sot të qëndrojë në Beograd për një vizitë dy ditore
Ndonëse me ftesë shtetërore, shkuarja e kreut të Parlamentit maqedonas në Beograd ka nxitur reagime nga deputetët radikal, respektivisht kryetari i PRS-së, Vojisllav Sheshel. Ky i fundit akuzoi institucionet shtetërore për një ftesë të tillë.
Mirëpo, reagimet e Sheshelit nuk e brengosin aspak Xhaferin. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai theksoi se kjo vizitë do të jetë në të mirë të agjendës shtetërore të Shkupit zyrtar.
“Për vizitën në Serbi kam agjendën shtetërore zyrtare. Për ato çështje (të Sheshelit v.j.) nuk merrem, sepse janë çështje që nuk kanë të bëjnë me protokollin ndërshtetëror”, ka thënë Xhaferi.
Kësisoj, kryeparlamentari shqiptar pritet të zhvillojë takime me homologun e tij të Kuvendit të Serbisë si dhe me përfaqësues shtetëror të qeverisë së Ana Bërnabiqit. “Diplomacia parlamentare është për të mirën e ecjes së marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, mediet beogradase kanë raportuar se Kuvendi i Serbisë pritet që sot të jetë nën masa të larta të sigurisë, pasi vizitohet nga një ish-komandanti i UÇK-së.
Madje, sipas tyre, disa deputetë serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin për faktin se në Kuvend e Serbisë do të arrin Xhaferi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së tij si Kryetar kishte vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës