Një mësuese e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kajan të Belshit është kallëzuar në polici nga nëna e një fëmije.
Sipas burimeve policore, nëna pretendon se djali i saj 10 vjeç është dhunuar nga mësuesja kujdestare e klasës por nuk jepen detaje mbi arsyen.
“Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim”, njofton policia e Elbasanit./top channel
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...