Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka ftuar anëtarët e Qeverisë serbe që të respektojnë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke ironizuar se poetët nuk do të munden të ndryshojnë këtë rrugë.
Vucic është shprehur i shqetësuar me përpjekjet që po bëhen nga politikanët në Kosovë, që kjo çështje të procedohet vetëm me Ligj, pa vota të serbëve, e pa ndryshime kushtetuese.
“Unë jam i shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata. Natyrisht, nuk jemi të frikësuar, vetëm se shqetësohemi. Do të kishte qenë mirë që përkrahësit e Kosovës, ata që e shpallen shtet të pavarur, t’u bëjnë thirrje që populli i tyre të sillet më me seriozitet dhe përgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vucic, shkruan Periskopi.
Vucic u ka thënë atyre se kjo rrugë nuk do të ndryshojë e as nuk do të varet nga dëshirat e ndonjë poeti.
“Politika jonë është Evropa, por edhe ruajtja dhe promovimi i miqësive me miqtë dhe aleatët tradicionalë, si Rusia e Kina. Kjo politikë është vendosur nga institucionet e Serbisë dhe nuk do të ndryshojë me dëshirën e asnjë politikani serb”, thotë Vucic.
Madje, Vucic thotë se një gjë e tillë është e pritur dhe nuk do të ishte hera e parë që Prishtina do të vepronte kundër rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...