Trajneri italian, Gianni de Biasi është i impresuar me punën që Rino Gattuso ka bërë te AC Milani.
Gattuso i ka siguruar kualifikimin në Evropa Ligë gjigantin italian këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ka bërë një punë shumë të mirë në eksperiencën e tij të parë në Serie A”, ka thënë ish trajneri i Shqipërisë për ‘RMC’.
“Ai i dha kurajë një skuadre shumë të re dhe me pak ndryshim mund të rris dukshëm nivelin e pjekurisë por ne ende nuk mund të flasin për titullin e ligës”
“Interi? Në fund, fusha ka folur madje edhe pse më vie keq për Lazion”
De Biasi kishte drejtuar Deportivo Alavesin në fillim të këtij viti, por italiani ishte shkarkuar pas vetëm disa ndeshjeve./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...