Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar Qeverinë “Haradinaj” se nuk e ka paraqitur në Kuvend për miratim Strategjinë Kundër Korrupsionit sipas Ligjit mbi Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ajo e ka publikuar edhe vendimin e kryeministrit Haradinaj të cilin e ka bërë të plotfuqishëm në Qeveri.
Postimi i plotë:
Skandalet dhe shkeljet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur!
Me ligjin mbi Agjensionin Kundër Korrupsionit, neni 16 thuhet se “Qeveria paraqet për miratim në Kuvend strategjinë Kundër Korrupsionit…..”
Qeveria Haradinaj e ka miratuar këtë strategji ne Qeveri por NUK e ka proceduar në Kuvend pra e ka bërë të “plotfuqishme” pa e miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës!
Kjo është e papranueshme, jo e ligjshme dhe duhet dhënë përgjegjësi për këtë!
Bashkëngjitur gjeni Vendimin e nënshkruar nga kryeministri Haradinaj dhe Nenin 16 të Ligjit për AKK!
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...