Google ADS

Hazard synon finalen e botërorit ‘Rusia 2018’ me Belgjikën

11:19 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Futbollisti belg, Eden Hazard, përfundoi sezonin me trofe në duar, pas fitores në finale të FA Cup ndaj Manchester United.

Hazard dhe Chelsea dështuan si në Premier League, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Hazard ia dhuroi tifozëve të Chelseat trofeun e tetë të FA Cup më 19 në Ëembley.

Ajo ndeshje ishte e tëra e playmakerit belg, i cili ishte i pandalshëm nga ish trajneri i tij, Jose Mourinho dhe Manchester United.

Ai shënoi golin vendimtar të fitores 1 – 0, nga penallita.

Tashmë, Hazard ka filluar pushimet para se të grumbullohet me bashkëkomëbsit e tij për përgatitjet e botërorit ‘Rusia 2018’.

Kapiteni i Belgjikës në formë shakaje ka thënë se më 15 korrik do të jetë finalja e tij.

“Ne do të shkojmë diku, ku mund të bëjmë cirk, por nuk e di se ku. Do të shohim, pas kësaj nisin përgatitjet për Kupën e Botës, – tha Hazard. – Më 15 korrik është finalja… Le të sigurohemi që të shkojmë atje, së pari (qesh). Sezoni nuk ishte i mirë, por e mbyllëm me një trofe. Ndihemi mirë, e meritojmë. Punuam shumë për këtë. Pas kësaj jam duke shkuar për të pushuar siç duhet, për t’u përgatitur pastaj për Kupën e Botës”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme