Google ADS

Gol i jashtëzakonshëm në stërvitje te Real Madridi pas super asistimit nga Zidane

11:09 | 22 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi është duke u përgatitur për finalen në Kiev të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së shtunës dhe Zinedine Zidane është duke bërë pjesën e tij në stërvitje.

Strategu francez ka shijuar një kohë të ngarkuar me trofe si trajner që nga marrja e detyrës në Bernabeu, por duket qartë se ka ende klas pasi krijoi një asistim perfekt për Mateo Kovacicin në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori i Real Madridi më pas finalizoi në mënyrën më të mirë goditjen e tij duke e futur topin në rrjetë me një shpejtësi të madhe, por ishte kontributi i Zidanes ajo që ka tërhequr më shumë tifozët e klubit në rrjete sociale.

Kjo është padyshim e pamjaftueshme që Kovacic të siguroj formacion startues kundër Liverpoolit, por ai do të jetë i lumtur që mund të luaj një rol për t’i ndihmuar klubit për të siguruar një tjetër trofe në Ligë të Kampionëve.

Duke marrë parasysh që ata janë duke kërkuar trofeun e tretë radhazi, askush nuk ka dyshim se kjo është pamundur për ata./arbresh.info/

Shikoni më poshtë supergolin dhe super asistimin:

https://twitter.com/realmadriden/status/998684611512360960

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme