Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, i tha “Zërit” se Zyra Administrative e Kosovës në veri, e cila udhëhiqet nga Adriana Hoxhiq, i dërgon inspektorët dhe ua ndërprenë punën shqiptarëve që tentojnë t’i rindërtojnë shtëpitë, siç ka ndodhur rasti i fundit në lagjen “Kroi i Vitakut”
Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se shqiptarët e veriut të Mitrovicës janë të vetmit në Kosovë të cilëve u kërkohet leje për rindërtimin e shtëpive të tyre të djegura dhe të rrënuara gjatë luftës dhe pas luftës.
Cimili tha gjithashtu se shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës nuk po u lejohet të kthehen në banesat e uzurpuara në ndërtesat kolektive.
“Edhe më tutje po mbahen të uzurpuara mbi 400 banesa të shqiptarëve në veri të Mitrovicës nëpër ndërtesa kolektive. Janë mbi 250 shtëpi të djegura që ende nuk janë rindërtuar. Shqiptarët e veriut të Mitrovicës janë të vetmit banorë të Kosovës të cilëve u kërkohet leja për rindërtim të shtëpive të tyre, edhe pse ata nuk janë aspak fajtorë pse u janë djegur shtëpitë. Pra Zyra Administrative e Republikës së Kosovës në veri, që në fakt është një komunë, është ajo që i dërgon inspektorët për ndërprerjen e punimeve të rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve, siç është rasti i fundit kur shqiptarët tentuan të punojnë për rindërtimin e 6 shtëpive në lagjen ‘Kroi i Vitakut’. Mjetet dhe materiali kanë qenë të siguruara nga Fondi ‘Ndihmo edhe ti’, që është një fond humanitar”, i tha “Zërit”zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut Bashkim Cimili.
Kryeministri Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në Pr...
Raportohet se ka vdekur Fetullah Gylen
Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosov...
Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon tre ser...
Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 1300 gjoba brenda një javë, ...
43 aksidente bre 24 orëve, policia shqiptoi afro 2 mijë gjob...