Google ADS

Humb jetën një 18 vjeçar si pasojë e një aksidenti, lëndohen dy të tjerë

08:30 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku ka humbur jetën një 18 vjeçar.

Policia ka thënë për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:30.

“Rreth orës 01:30 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj saktësisht në fshatin Llapnasellë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë. Ne aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit BMË e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan.Trupi i pajetë i viktimes V. A 18 vjeç është dërguar për obduksion,ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme