Real Madridi kërkon anësorin Leon Bailey

08:18 | 22 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka shfaqur interesim për anësorin e shumë vlerësuar të Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

‘ESPN’ raporton që 20-vjeçari është identifikuar nga ‘Los Blancos’ si një zëvendësues i mundshëm i sulmuesit Gareth Bale, i cili mund të shitet këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Ylli xhamajkan është përfolur për transferim te top klubet evropiane, përfshirë Bayern Munichun që raportohet të ketë shtruar një ofertë prej 60 milionë euro.

Bailey ka shënuar 12 gola për Bayerin, i cili dështoi të siguroj pozitë kualifikuese në Ligë të Kampionëve, por thuhet të jetë në pozitë të mirë financiare dhe pa nevojë që të shes ndonjë yll.

E ardhmja e Bales ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta këtë sezon dhe ai mund të mos jetë pjesë e formacionit startues në finalen e së shtunës në Ligë të Kampionëve kundër Liverpoolit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme