Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe. Homazhet do të bëhen në ora 11:00.
Këshilli Organizativ i të Burgosurve të Burgut të Dubravës ka marrë përgjigje pozitive në kërkesën bërë Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësinë për të lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
Terrorit dhe masakrimit të forcave serbe nuk i shpëtuan as të burgosurit shqiptarë nëpër burgje. Një prej këtyre masakrave është ajo në Burgun e Dubravës.
Në maj të vitit 1999, forcat serbe dërguan të burgosur shqiptarë në burgun e Dubravës, për të cilin kishin dijeni se do të bombardohej nga avionët e NATO-s, pasi aty ishin të pozicionuara ushtria, policia dhe paraushtarakët serbë.
Bartja në Burgun e Dubravës, e të burgosurve nga Burgu i Mitrovicës së Stremit, ai i Nishit, Gjilanit, Prizrenit, Pejës dhe i Prishtinës ka qenë përgatitje e planifikuar për masakër në Burgun e Dubravës.
Këtë e kanë bërë udhëheqësit e shtetit serb, madje më 26 prill, nga Burgu i Mitrovicës së Stremit janë transferuar drejtpërdrejt me autobus 64 të burgosur, pikërisht drejt Burgut të Dubravës.
As për këtë krim e masakër edhe pse ka dëshmitarë, nuk doli askush para drejtësisë.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...