Intervistë me një vajzë eskortë që shkon me të moshuarit miliarder

01:45 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

“Sugar baby” quhet një vajzë e re në moshë e cila pranon të bëhet shoqëruese e një burri të moshuar (sugar daddy) me shumë para në këmbim të luksit, dhuratave dhe parave.

Shpesh këto vajza paragjykohen për zgjedhjen që bëjnë në jetë ndërkohë që ka të tjera të cilat marrin shembullin e tyre për të bërë të njëjtën gjë.

Më poshtë, një nga “sugar babies” ka vendosur të rrëfejë eksperiencën e saj në një intervistë për ti kthyer përgjigje gjërave për të cilat më së shumti jemi kuriozë.

Si nisi ideja e të qenit një “sugar baby”?

“Miss Sugar”: Verën e kaluar, kam takuar një njeri në një udhëtim që mora në Ibiza dhe filluam me mesazhe. Disa javë më vonë, ai më pyeti nëse do të isha ndonjëherë e interesuar për një lidhje “sheqeri”. Meqë me të vërtetë nuk më pëlqente puna e fabrikës dhe mund të përdorja paratë e tij për të jetuar më mirë, vendosa të shkoj disa ditë me të. Plus, unë kam qenë gjithmonë e hipnotizuar nga bota e luksit.

Në një muaj mesatar, sa para bëni nga qëndrimi me “sugar daddys”?

Miss Sugar: Për mua, është rreth 3.500 dollarë në rreth 4.000 dollarë në muaj. Po flas për para të thata, pa konsideruar dhuratat dhe pushimet e luksit.

Si vendosni se kë do të takoni? Si e dini nëse një klient me të vërtetë ka para dhe s’është mashtrim?

Miss Sugar: “Kërkimi i Marrëveshjes” është një tip noterizimi “online” i cili u jep atyre që dëshirojnë të rrinë me ne mundësinë për të kontrolluar pasuritë e tyre dhe nevojën për t’i verifikuar, që do të thotë se ata ia nënshtrojnë vlerën e tyre neto dhe të ardhurat në verifikimin e faqes. Pra, është e lehtë të shohësh të ardhurat vjetore të një “sugar daddy”, por zakonisht pasi t’u flasësh atyre dhe të shohësh se sa janë të gatshëm të paguajnë, ju merrni më shumë ndjesinë se sa të pasur janë ata.

Cilat janë disa nga keqkuptimet më të mëdha për një “sugar baby”

Miss Sugar: Prostitucioni është gjëja më e keqe. Të qenit një “sugar baby” është më shumë një marrëdhënie sesa vetëm një transaksionku dikush jep para në këmbim të seksit. Është më shumë një përvojë njohjeje por natyrisht me “bonuse” të shtuara dhe zakonisht marrëdhëniet nuk janëtë tipit “bëjmë seks kur të dojë ai që të garanton luksin”. Disa nga këto marrëdhënie reciproke të dobishme nuk përfshijnë seks, thjesht mentorim dhe ndihmë financiare në këmbim të shoqërimit. Për shembull, shkova në një takim me një nga “suger daddys” që kam pasur dhe më sugjeroi të bëhesha asistentja e tij personal disa ditë më vonë, dhe nuk ka marrëdhënie seksuale mes nesh. Gjithçka tanimë është korrekte.

Përshkruani një takim tuajin të zakonshëm:

Miss Sugar: Një takim tipik do të përfshinte darkë dhe pije në një ndërtesë luksoze. “Sugar daddy” do të më jepte edhe shumën e pranuar të parave. Ne do të bisedonim dhe natyrisht do të hanim dhe pinim dhe nëse gjërat do të shkonin mirë, do të përfundonte në dhomën e hotelit. Ja kaq.

Si sigurohesh se je i sigurt kur takon një “sugar daddy”?

Miss Sugar: Unë gjithmonë dërgoj vendndodhjen e takimit dhe emrin e vërtetë të “sugar daddy-t” tek miqtë e mi të ngushtë para se të shkoj e të njihem me të. Unë gjithashtu dërgoj vendndodhjen time të drejtpërdrejtë me anë të “lajmëtarit” të Facebook tek miqtë e mi sapo të shkoj atje dhe ia them burrit me të cilin dal që po e bëj këtë gjë, vetëm për të parë nëse kjo i shkakton stres.  Por më e rëndësishmja dhe tashmë e di mirë se kush janë të rrezikshëm e kush jo. Bëj shumë Google përpara, s’jam budallaqe.

A janë familja dhe miqtë tuaj përkrahës për punën tuaj?

Miss Sugar: Unë kam një grup të paparë shokësh që janë mbështetës dhe gjithmonë më ndihmojnë kur shkoj në takime. Me pak fjalë më ruajnë. Disa prej tyre bëjnë të njëjtën punë si unë kështu që merremi vesh mirë.

Përvoja më e çuditshme e këtij zanati deri më tani?

Miss Sugar: Një “sugar daddy” u bë super tap një natë dhe vrapoi jashtë zhveshur, pra jashtë dhomës së hotelit, ndërsa unë isha duke fjetur dhe stafi e gjeti atë ashtu. Lakuriq. Isha kaq e zënë ngushtë kur më zgjuan me një trokitje me zë të lartë për ta kthyer atë në dhomë. U turpërova.

Përktheu: Blitz.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme