Jetimi afrikan, me të cilin princi Harry u lidh 14 vje më parë është vënë në qendër të vëmendjes në kështjellën Windsor për dasmën mbretërore. Jetimi nga Lesotho ishte një nga të ftuarit e parë që uroi të sapomartuarit.
Ai ishte një nga përfaqësuesit e shoqatës Sentebale të bamirësisë, themeluar nga princi. 18 vjeçari u njoh me Harryn në Afrikë 14 vjet më parë dhe miqtë i ruajtën lidhjet. Përfaqësuesit e bamirësisë festuan në brendësi të Kështjellës Windsor.
Mutsu Potsane u njoh me Dukën e sapo emëruar të Sussex-it kur ai ishte katër vjeç, gjatë qëndrimit të princit në Afrikën e Jugut. Ata menjëherë u bënë miq të ngushtë dhe i ruajtën lidhjet përgjatë viteve, me rikthimin e Harryt në vendin e tij, ai vazhdoi punën për bamirësinë. Mutsu, emri i parë i të cilit është Relebohile, ishte mes 10 përfaqësuesve të shoqatës së bamirësisë Sentebale.
Ai është bashkëthemelues i shoqatës Sentebale, (do të thotë “Mos më harro”) me princin e Lesotho-s, Seeiso, në 2006 për të dhënë mbështetje për qindra fëmijë dhe të rinj të infektuar nga Hiv/Aids në vendin e mbyllur të Afrikës. Princi Seeiso, 52vjeç, i cili ishte pjesmarrës në dasëm me gruan e tij, princeshën Mabereng tha: “I riu Harry, i cili fillimisht erdhi në Lesotho në 2004 është tani një burrë i rritur, i cili po martohet”. “Kam ardhur këtu me gjithë urimet e Lesothos, nuk jam vetëm unë këtu, por përfaqësoj të gjithë kombin, i cili është shumë i lumtur për këtë event”.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...