Google ADS

Vuçiq: Kosova, pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt BE-së

22:57 | 21 Maj 2018
M. A.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit po e pranon se pa normalizimin e raporteve me Kosovën, shteti serb nuk do të mund të bëhet anëtare në NATO.

Së fundi gjatë një vizite në Azerbejxhan, presidenti serb theksoi se sundimi i ligjit dhe Kosova mbeten problemet kryesore të Serbisë në rrugën drejt BE-së.

“Së pari ne duhet të bëjmë punën tonë për sundimin e ligjit, pastaj Kosova mbetet njëra nga pengesat më të vështira”, tha Vuçiq.

Sa i përket normalizimit me Kosovën, Kisha serbe ditë më parë kishte akuzuar Vuçiqin se po bën pazare.

Kjo pasi presidenti serb mori pjesë në Samitin e Sofjes ku ishte prezentë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

E duket se këto akuza nuk i kanë lënë shumë përshtypje Vuçiqit, transmeton lajmi.net.

“Kisha nuk ka nevojë të marrë vendime politike, por sigurisht ka të drejtë ta shprehë mendimin e saj”, tha presidenti serb.

Vuçiqi theksoi se nuk duhet të dalë gjithsesi me një propozim që do t’i pëlqente Kishës.

“Ne jemi shtet laik dhe kemi respekt të madh për kishën. Unë nuk jam besimtar i madh, dhe mendoj se nuk kam bërë pak si kryeministër”, theksoi Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe Vuçiq ka thënë se gjatë muajit qershor do ta paraqes një zgjidhje për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme